Legalizimi i pallateve të braktisura, Lame-banorëve: Dorëzoni dokumentacionin e nevojshëm

Në Njësinë Administrative numër dy në Tiranë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka finalizuar legalizimin e një pallati tërësisht pa leje, i përbërë nga 105 njësi banimi dhe biznesi.

Lame: Jemi në njësinë 2, pranë Qytet Studentit, në një zonë dendësisht të banuar, me shumë ndërtime të larta, por fatkeqësisht edhe me ndërtime të pa legalizuara. Pallatet në këtë zonë janë të 2 kategorive, përveç shtëpive të banimit, përveç vilave. Janë pallate tërësisht pa leje, por edhe pallatet që janë bërë  me leje që janë e kanë shkelur lejen. Në rastin konkret jemi në variantin më të keq, që pallati është bërë tërësisht pa leje. Pallati është bërë në vitet 2009-2010-2011, ku ndërtuesi më pas heq dorë, dhe ju mbeti banorëve për tu marrë me procedurat e gjetjes së dokumenteve. Rruga për legalizimin e këtyre pallateve, u hap vetëm pasi u benë ndryshimet ligjore, kur procedurat ju kaluan Agjencisë Shtetërore të Kadastrës

Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Artan Lame kërkoi bashkëpunimin e banorëve për të përfunduar procedurat e ndërtesave të pa legalizuara.

Banorët, shtëpitë e të cilëve janë legalizuar, do të duhet të presin 30 ditë për të marrë certifikatën e pronësisë.