Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, vdes 54-vjeçarja, plagoset pasagjerja
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd në fshatin Xibrakë.
Një makine e cila dyshohet se ka bërë parakalim të gabuar është përplasur me një kamion ku si pasojë ka raportohet për një të vdekur.
Paraprakisht dyshohet drejtuesi i makinës ka qenë me shpejtësi, por ka ndikuar edhe lagështira e rrugës.
Kjo situata ka krijuar radhë të gjata te makinave që udhëtojnë nga Librazhdi në drejtim të Elbasanit.
"Më datë 09.10.2021, rreth orës 18:33, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Xibrakë, mjeti tip kamion me drejtues shtetasin V.J., nga Maqedonia e Veriut ,është përplasur me mjetin tip "Cintron ", me drejtues shtetasin E.M., banues në Tiranë. Si pasojë e aksidentit ka ndëruar jetë shtetasja F.G., rreth 54 vjeçe dhe është plagosur shtetasja G.M., rreth 37 vjeçe, jashtë rrezikut për jetën, pasagjere në mjetit tip "Cintron"." - njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.


