Fotolajm/ James Bond bën bashkë kreun e SPAK, atë të policisë, ministrin e Brendshëm dhe kryeprokurorin

Filmi i fundit i James Bond ‘No time to die’ ka ardhur edhe në Shqipëri në Kinema Millenium.

Ndërkohë, në premierën e filmit të pranishëm kanë qenë edhe figura të rëndësishme të shtetit shqiptar, si ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, kryeprokurori Olsian Çela, kreu i SPAK Arben Kraja dhe drejtori i policisë, Gledis Nano.

Po ashtu, në aktivitet janë parë edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe djali i kryeministrit Rama, Greg Rama.

Të pranishmit kanë shpenzuar një bisedë të shkurtër me njëri-tjetrin si dhe një gotë shampanjë para nisjes së filmit.

Premiera botërore e James Bond ‘No time to die’ u shty për më shumë se 1 vit për shkak të pandemisë COVID-19. 

Më shumë se 30 mijë njerëz u shfaqën në kinema për premierën e filmit dhe 1.6 milionë bileta janë shitur për 4 ditët e para që do jepet filmi.

Foto: LSA

Fotolajm/ James Bond bën bashkë kreun e SPAK, atë

Fotolajm/ James Bond bën bashkë kreun e SPAK, atë

Fotolajm/ James Bond bën bashkë kreun e SPAK, atë