Korçë/ Konflikt çasti mes disa personave, plagoset me sende të forta njëri prej tyre
Një konflikt i çastit ka ndodhur midis disa personave në zonën e quajtur "Dritat e Verdha" në Korçë.
Policia bën me dije se shtetasi E. Sh që është përfshirë në konflikt ka ngelur i plagosur me sende të forta.
"Më datë 09.10.2021, rreth orës 17:20, në lagjen nr. 17, Korçë, në rrugën "Muzakajt", gjatë një konflikti të çastit midis disa shtetasve, është dëmtuar me mjete të forta shtetasi E. Sh., i cili ndodhet në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën."-njfofton policia.
Sipas informacioneve të marra nga spitali rajonal i Korçës i dëmtuari ka marrë fraktura serioze por është jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasit e tjerë të përfshirë në këtë konflikt, aktualisht ndodhen të shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme.
Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e ngjarjes.
