Edhe të shtunën, Tirana me trafik, Autoambulancat qarkullojnë me vështirësi nga trafiku

Edhe në këtë ditë të shtune, Tirana është përballur me trafik të rënduar. Zona më problematike është unaza, e cila ka pasur ngarkesë të automjeteve edhe pse është fundjavë. Vështirësi në qarkullim patën edhe autoambulancat, të cilat edhe pse kanë prioritet, vonesat për në destinacion i kanë të pashmangshme.

Edhe në ditë të shtunë kur institucionet shtetërore por edhe një pjesë e bizneseve private e kanë ditë pushimi, situata e trafikut në Tiranë mbetet shumë e rënduar.

Një nga rrugët më problematike vijon të jetë unaza e Tiranës. Drejtuesit e automjeteve u përballë me vonesa në trafik.

Vështirësi për të mbërritur në destinacion patën edhe autoambulancat, të cilat edhe pse kanë prioritet, e kanë të pamundur të çajnë trafikun.

Situatën e rëndojnë akoma edhe më tepër prania e betonierëve në rrugë, dhe nuk janë të pakta në numër.

Të gjendur në këto kushte ku shpesh dhe qarkullimi paralizohet nga trafiku shoferët kërkojnë një skemë të re menaxhimi të trafikut pasi edhe aty ku rrugorët janë prezentë kaosi në trafik është i pashmangshëm çka krijon tek ta stres dhe lodhje nga pritjet e gjata.

Edhe të shtunën, Tirana me trafik, Autoambulancat qarkullojnë me