Plani i Ramës për krizën energjetike, Basha: Po fsheh vjedhjen përmes OSHEE, siç bëri me tenderat në pandemi

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas prezantimit të planit të Kryeministrit Edi Rama për përballimin e krizës së energjisë.

Në një postim që në rrjetet sociale, Basha shkruan se Rama po fsheh vjedhjen e radhës përmes OSHEE duke e justifikuar me “krizë".

Basha shprehet se rama po vepron siç bëri me tenderat e ushqimeve për familjet e goditura nga tërmeti, apo me tenderat sekretë gjatë pandemisë.

Basha: "Krizë" për të fshehur vjedhjen: Thjesht po fsheh vjedhjen e radhës përmes OSHEE duke e justifikuar me “krizë”. Njësoj siç bëri me tenderat sekretë gjatë pandemisë. Njësoj siç bëri me tenderat e ushqimeve për familjet e goditura nga tërmeti.