Vasili: Edi vidh më pak që të rriten pensionet dhe rrogat, mblidhe pak dorën e grabitjes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Tetor 2021, 22:08
Nënkryetari i LSI-së Petri Vasili ka reaguar lidhur me planin e kryeministrit Rama për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Vasili shkruan në Facebook se Rama duhet të vjedhë më pak që të rriten rrogat dhe pensionet e shqiptarëve.
Vasili: Edi vidh me pak dhe rrogat e pensionet rriten që ç'ke me atë pune! Nuk është ndonjë sakrifice e madhe vetëm mblidhe pak dorën e grabitjes dhe kaq! E dine te gjithë qe e ke dorën plumb te rende! Ndaj vetëm lehtësoje pak dorën dhe zgjidhen pensionet dhe rrogat fët e fët, aq kollaj si asnjë here qe nga koha e Skënderbeut.
