Përplasen dy makina në aksin rrugor Berat-Demal, plagosen 4 anëtarë të një familje

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Berat- Dimal, ku dy automjete një tip furgon me targa AA297TH ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mjetin tip ‘Hyndai’ me targa AA993XI ku brenda saj ndodheshin pjestarë të një familje.

Burime për Ora News, bëjnë me dije se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 4 anëtarët e një familjeje, Resmi Bilbili, gruaja e tij Gjenovela, djali Riza dhe vajza Pamela.

Tëplagosurit janë dërguar në spital dhe po marrin ndihmën mjekësorë. Mënjëherë është arrestuar drejtuesi i mjetit tip ‘Furgon’ Valter Belishaku 30 vjeç.

Në vendngjarje policia po heton shkaqet e aksidentit.