Festa e të vjelave, “panair” ankesash/ Fermerët e Dibrës prodhime me cilësi të lartë, por çmime të lira
“I kemi kavaletë te shtëpia, pa shitur”
Dibra është e njohur për mollët por dhe prodhime të tjera cilësore. Por panairi i të vjelave të vjeshtës nuk është më festë për fermerët.
“Kemi shumë, do i hedhim në përrua”
Thonë se cilësia është e lartë por po shesin shesin lirë.
“3 kilogram, 1 mijë lekë”
Kur në kryeqytet e qytetet e tjera të mëdha, ka ankesa për rritjen e çmimeve, fermerët e Dibrës ankohen për mungesën e tregut.
‘Prodhojmë 60-70 kuintal, ka dhe të tjerë që kanë prodhuar mbi 100 kuintal. Kemi prodhim sa të duash.”
Thonë se çdo vit qindra kuintal prodhim kalbet dhe hidhet.
“Kalbet ose e hedhim”
Shteti dhe strukturat e tij për ta nuk ekzistojnë ndaj fermerët e Dibrës ndjehen të harruar.
“Shteti jonë nuk interesohet as nuk do të ia dijë a ka popull."
Justifikojnë të rinjtë që largohen dhe ata që po heqin dorë nga puna në bujqësi. Ndaj kërkojnë mbështetje.
“Shteti duhet t’i shikojë me sy tjetër investimet në ferma në mënyrë që të mos shkojnë fermerët nëpër qytete dhe atje të rrinë pa punë”.
Ankesat ia thanë në sy edhe drejtuesve vendor.
“Rrit naftën, rrit taksat.”
Dibranët janë të vetëdijshëm që kanë mundësinë të konsumojnë prodhime të zonës e shumë cilësore me çmime të ulëta, por dinë edhe varfërinë që mbizotëron në qark.
“S’ka çfarë të bëjë populli fukarëllëk”.
