Trafik droge dhe grabitje, policia britanike publikon 'listën e zezë', këta janë shqiptarët e shumëkërkuar
Policia britanike ka publikuar emrat e personave që janë në kërkim, ku në mesin e tyre janë edhe 6 shqiptarë.
Bëhet fjalë për Renato Shehun, i cili është dënuar me 7 vite e 6 muaj burg në vitin 2017, pasi grabiti me armë një shtëpi në jug të Anglisë.

Shehu u la i lirë me kusht por nuk u paraqit në gjykatën Canterbury Croën Court ku duhet të gjykohej për grabitje dhe shitje droge dhe kokaine.
Në kërkim është shpallur edhe Androen Lafetaj, pasi ishte bashkëpunëtor i Shehut në grabitjen e banesës, e cila përdorej për të kultivuar kanabis. Lafetaj, i cili akuzohet për posedim kokainë, grabitje dhe amëmbajtje pa leje, është dënuar në mungesë me 14 vite burg.
Shqiptar tjetër në kërkim është edhe Eglant Lleshi, pasi akuzohet për tentativën e një dëmtimi të rëndë fizik në Blue Bell Hill.

Policia britanike po kërkon edhe Shpëtim Rexhepin, për shkak të thyerjes së lirisë me kusht, Fasli Gjajxha, i cili akuzohet për krime në lidhje me emigracionin e paligjshëm, si Sidorel Deshkaj i liruar nga burgu me kusht ka thyer kushtet e kësaj lirie dhe kërkohet të rikthehet për të vuajtur dënimin e mbetur.

