Premtimi i Ramës: Nuk do të ketë rritje për familjarët, bizneset e vogla dhe as kufizim energjie
Në një dalje nga kryeministria Edi Rama u shpreh se, shumë ankohen për çmimin e naftës, por diesieli dhe benzina janë më të ulta se sa në vitin 2013.
Ai tha se plani i kundërveprimit nuk parashikon rritjen e çmimit të energjisë për familjarët dhe biznesin e vogël, as parashikon ndonjë operacion kufizimesh të energjisë.
Rama: Shumë ankohen se çmimi i naftës është rritur përtej çdo limit, por nëse u drejtohemi fakteve, diesieli dhe benzina janë më të ulta se sa në vitin 2013. Çmimet në treg janë çmime në treg. Meqë 30 vite më parë ne kemi zgjedhur ekonomisë kapitaliste, tu them që t’i dilni vetë zot vetes. Por detyra jonë është që të jemi shok i mirë në ditë të vështira, për ata që nuk t’i përballojnë vetë këto pasoja.
Kjo është një krizë për ne një krizë po aq sfiduese po aq sa pandemia, nëse nuk reagojmë me të gjitha forcat. Plani ynë i kundërveprimit nuk parashikon rritjen e çmimit të energjisë për familjarët dhe biznesin e vogël, as parashikon ndonjë operacion kufizimesh të energjisë. Stuhia e kësaj krize, sipas ekspertëve ndërkombëtarë. Parashikohet që ta ketë fazën e saj agresive deri në fillim verën e ardhshme. Plani ynë mbulon këtë periudhë. Po planifikojmë edhe një konsultim kombëtar për këtë çështje me të gjithë ju.

