Tetori Rozë/ Shahini: Ja si të dalloni shenjat e kancerit të gjirit
Tetori, në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Një sëmundje e cila sipas të dhënave nga OBSH shkakton rreth 680.000 vdekje gjatë një viti në rang global.
Mjekja radiologe Albana Shahini, në një intervistë për RTV Ora me gazetaren Besmira Pelushaj, shprehet se kanceri i gjirit po shfaqet në mosha më të reja.
Ajo thotë se do ishte mirë nëse kancerin e kapim në kohë, në mënyrë që të kemi mundësinë që të kurohemi.
Albana Shahini: Kanceri i gjirit po shihet gjithnjë në mosha më të reja. Numri i personave me kancer po rritet dhe është bërë vështirë që të diktohet. Shikojmë forma tepër të avancuara që është shumë keq që të jetosh në këto kohë ta lësh kancerin e gjirit të neglizhuar dhe kur ai duket klinikisht. Idealja do ishte që ne ta kapnim kancerin e gjirit kur nuk ka fare shenja.
Ajo ka treguar disa shenjat dalluese të kancerit që shfaqen në gji dhe që duhet të shkosh me patjetëër te mjeku përkatës.
Albana Shahini: Duhet të prekim gjirin në mënyrë të vazhdueshme, në mënyrë që çdo kokërr e dyshimit apo e re që del, duhet të shkojmë te mjeku, pasi mund të shërohet. Shenjë tjetër është futja e kokës së gjirit brenda. Është një simptomë jo detyrimisht lidhet me kancerin e gjirit. Një shenjë tjetër është nëse në gji shikojmë ndonjë gropë që nuk e kemi pasur më përpara. Kjo është shenjë e rëndësishme që duhet parë pasi nuk ndodh kot.
Nëse nga kokrra e gjirit mund të rrjedhin sekrecione të ndryshme, por nëse nga kokrra e gjirit na rrjedh gjak, na jep një alarm që duhet të shkojmë te mjeku. Nëse lëkura e gjirit tendoset dhe bëhet portokall është shenjë që nuk duhet neglizhuar. Po ashtu një shenj tjetër është nëse gjiri skuqet, pasi mund të jetë një nga simptomat e para. Nëse rreth kokës së gjirit shfaqen plagë që duken si ekzemë mos i trajtoni si ekzemë, gjithmonë ka dyshim se atje mund të jetë një kancer që mund të përhapet brenda në gji. Kanceri shfaqet fillimisht me limfolobula. Janë shenja që duhet patjetër që të shkojmë te mjeku. /Ora News/
