Kriza energjetike/ Vasili: Administrim kriminal në OSHE, përgjegjës Rama, bëri avokatin e oligarkëve

Ka reaguar Partia Socialiste për Integrim në lidhje me krizën energjetike.

Në një deklaratë për shtyp, nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, u shpreh se kriza vjen si pasojë e administrimit kriminal që është bërë në institucioneve energjitike si OSHE, KESH dhe OST.

Vasili shprehet se luhatjet e shitje-blerjeve me 10 herë të çmimit, bëjnë sot që qeveria mos të ketë instrumente financiar që të mbështesë qytetarët, në një situatë të tillë.

Petrit Vasili: Kriza e vërtetë ndodhet diku tjetër. Në administrimin kriminal që i është bërë OSHE, KESH, OST.  Është e rrënuar me keqadministrim që shet energji vetëm për interesa të korruptive të xhepit dhe jo për qytetarët. Nuk mund të lëvizin çmimet çdo minutë sa herë që ka luhatje në bursë. Pikërisht për këtë gjë shteti administron prodhimet, krijon rezervat e tij, aq më tepër një vend si Shqipëria. Shikoni si na ka katandisur Edi Rama sepse luhatjet e shitje-blerjeve me 10 herë të çmimit e bëjnë sot që ai mos të ketë instrumente financiar që të mbështesë qytetarët.

Ai thotë se shpërdorimi i energjisë që ka bërë qeveria, bjerë sot në kurriz të qytetarëve të cilët do të përballen me rritje çmimesh. Për Vasilin për këtë përgjegjës është Rama, ndërsa thotë se rruga e vetme është denoncimi i mashtrimeve që janë bërë.

Petrit Vasili: Ky shpërdorim do bjerë mbi ekonominë familjare dhe shtetit. Ka vetëm një rrugë në këtë mes, rruga është përballja me të vërtetën dhe pikërisht denoncimi i këtyre mashtrimeve, i kësaj qeverie dhe përballja me to. Ka vetëm një përgjegjës për këtë dhe ky është Edi Rama dhe alternative e vetme është përballja me një qeverisje që në çdo rast është armiku i qytetarëve. Rama bëri vetëm avokatin e oligarkëve. Qytetarët janë viktima dhe Rama është kundër tyre. Oligarkët druhen që të mos dalin me fytyrën e tyre të vërtetë./ Ora News/