Kriza energjitike/ Tomorri: Shteti merr të drejtën e blerjes me çmim tregu, privati të mos eksportojë

Qeveria shpalli gjendjen e emergjencës në furnizimin me energji elektrike dhe ngritjen e grupit ndërinstitucional për menaxhimin e kësaj emergjence.

Në lidhje me këtë ka reaguar dhe gazetari Klodian Tomori, i cili në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, shpjegon se çfarë do të ndodh në tani në Shqipëri, pas shpalljes së emergjencës.

Ai thotë se qeveria merr nën kontroll menaxhimin e KESH, OSHEE dhe OST, ndërkohë shton se shteti merr të drejtën parablerjes së energjisë me çmim tregu.

Tomori shkruan se mund të ketë kufizime energjie, nëse shteti nuk arrin të sigurojë të gjith sasinë e nevojshme të energjisë për furnizimin e vendit.

Postimi i plotë:

Gjendja e emergjences per furnizimin me energji do te thote se:

1-Nga sot, qeveria merr nen kontroll menaxhimin e KESH, OSHEE dhe OST. Sistemi nuk punon me me dy koka si sot, ku KESH shikon interesin e vete, ndersa OSHEE te vetin. Por kompanite funksionojne si Holding i vetem.

2-Nga sot, te gjithe burimet prodhuese te vendit, perfshire hidrocentralet private si Statkraft, Ayen etj ndalohen te eksportojne energji elektrike pa ja ofruar me pare shtetit. Pra shteti merr te drejten e parablerjes se energjise me cmim tregu. Shteti merr persiper penalitetet e mundshme te kontratave, qe keta mund te kene.

3-Nga sot, mund te kete kufizime energjie, nese shteti nuk arrin te siguroje te gjithe sasine e nevojshme te energjise per furnizimin e vendit dhe OSHEE, KESH apo cdo i licencuar nuk paguajne penalitete ndaj klienteve per kufizimet.

4-Nga sot, kufizimet e energjise, nese do te kete, percaktohen nga ministri pergjegjes per energjine, nuk lihen ne dore te kompanive.