Vlorë, rruga po izolon banorët: Premtime kemi pasur gjithmonë, asnjëherë investim

Rruga që të çon në fshatin Velça në Selenicë është amortizuar dhe mbushur me gropa në gjithë gjatësinë e saj prej 36 kilometrash.

Copëzat e asfaltit dëshmojnë mungesën e investimit në këtë aks. Banorët shprehen se vështirësitë e jetesës u janë shtuar për shkak të rrugës.

"I prishëm lekët me makina. I lamë xhadeve tëra."

"Rruga është copë copë."

"Hedh katër herë në vit goma. Rruga është jashtë standarti."

"Vetëm nga rruga e keqe nul mund të më vijnë fëmijët nga Tirana. Nuk vijnë vetëm nga rruga."

Megjithatë premtimet që kanë marrë, qytetarët thonë se ende nuk ka një zgjidhje.

Vlorë, rruga po izolon banorët: Premtime kemi pasur gjithmonë,

Fshati po boshatiset, ndaj vendasit kërkojnë investime.

"Na e kanë premtuar disa herë, por nuk kanë bërë asgjë."

"Vetëm me llafe, shtet nuk ka më."

Fshati po boshatiset, ndaj vendasit kërkojnë investime.

"Nuk vjen më njeri këtu. "

"I duam këtu fëmijët, mos shkojnë jashtë shtetit."

Vlorë, rruga po izolon banorët: Premtime kemi pasur gjithmonë,

Bashkia e Selenicës heq përgjegjësinë nga vetja, duke argumentuar se aksi menaxhohet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, pasi është rrugë nacionale.

  •    
    Vlorë, rruga po izolon banorët: Premtime kemi pasur gjithmonë,
     
  •    
    Vlorë, rruga po izolon banorët: Premtime kemi pasur gjithmonë,
     
  •    
    Vlorë, rruga po izolon banorët: Premtime kemi pasur gjithmonë,
     
  •    
    Vlorë, rruga po izolon banorët: Premtime kemi pasur gjithmonë,
     
  •    
    Vlorë, rruga po izolon banorët: Premtime kemi pasur gjithmonë,
     
  •    
    Vlorë, rruga po izolon banorët: Premtime kemi pasur gjithmonë,
  •  
  • Vlorë, rruga po izolon banorët: Premtime kemi pasur gjithmonë,