SPAK shpall në kërkim ndërkombëtar ish-kryeprokurorin Llalla

Prokuroria e Posaçme SPAK ka shpallur në kërkim ndërkombëtar ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.

Sipas informacioneve dhe publikimeve në media nga sistemi TIMS, dyshohet se ish-prokurori ndodhet jashtë vendit tonë.

Përpos dënimit me dy vite burg, kundrejt Llallës është dhënë urdhër edhe për t’i konfiskuar pasurinë.

Llallës iu la afat kohor prej 1 jave për t'u vetëdorëzuar për kryerjen e dënimit prej 2 vitesh burg, por ai nuk e zbatoi këtë afat, dhe kur policia i shkoi për ta prangosur në shtëpi, ai nuk ndodhej aty.

Kështu, SPAK tashmë, kaq nisur procedurat për shpalljen në kërkim ndërkombëtar të Llallës, edhe pse nuk i dihet vendndodhja e saktë.