Basha: Sudja tani me mjekër e pa flokë. Rama dashni politike me personat "non grata" të SHBA

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha iu përgjigj akuzave të Ramës i cili ndërsa shpallte gjendjen e emergjencës së energjisë elektrike i quajti propozimet e opozitës si propozime të “partisë Sude dhe Vehbiut”

Basha tha se Sudja është Rama. Si Sudja, kryeministri u merr paratë shqiptarëve dhe ua kthen por ndryshe nga gruaja e hodhë e shkurtër me flokë të gjatë dhe pa shkollë, tani Sudja nuk ka flokë dhe është me mjekërr.

“Sudja ka prerë flokët ka lënë mjekrën e quhet Edi Rama. Merr lekët dhe sia kthen. Sudja me flokë të gjata dhe Sudja pa flokë e mjekër merr lekët.  Ajo ishte hajdute ordinere ku është kryeministër. Ka bërë dashni politike me personat në listën e zezë të DASH. Sudja i merrte lekët dhe nuk i kthente më. Dhe Rama nuk i kthen më” tha Basha në një konferencë për median sot.