Ndahet nga jeta në moshën 53-vjeçare ish-ministri, vuante nga kanceri në mushkëri
Deputeti konservator, njëherazi dhe ish-ministri i Brendshëm James Brokenshire, ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare, si pasojë e kancerit në mushkri.
“James vdiq paqësisht në spitalin Darrant Valley mbrëmë (7 tetor), me anëtarët e familjes pranë shtratit”, thuhet në deklaratën e familjarëve.
Familja e tij foli me trishtim të thellë për vdekjen e tij.
Ata thanë: "James nuk ishte vetëm një ministër i shkëlqyer i qeverisë, ai ishte një baba i dashur për tre fëmijët e tij, një burrë i devotshëm për Cathy dhe një mik besnik i shumë njerëzve."
Familja njoftoi se James ishte në spital nga e diela, kur gjendja iu përkeqësua shpejt.
Brokenshire, baba i tre fëmijëve, fillimisht ishte diagnostikuar me kancer në mushkëri më 2018, por pas marrjes së trajtimit të suksesshëm, ishte emëruar në Ministrinë e Punëve të Brendshme në shkurt të vitit të kaluar.
Sidoqoftë, ai u detyrua që të tërhiqej nga roli i tij në qeveri në janar të këtij viti, pasi mori vesh se kanceri i ishte rikthyer, shkruan The Guardian.
