Lirimi i shqiptarëve në Siri/ Nderohet gjenerali libanez: Po shpëtove një fëmijë, shpëtove botën

Gjeneral-Major Abbas Ibrahim i cili është personi kyç që ka kontribuuar në lirimin e fëmijëve dhe grave shqiptare nga kampi Al Holh, e priti me modesti nderimin dhe mirënjohjen nga qeveria shqiptare.

Kryeministri Edi Rama i akordoi Gjeneralit libanez Yllin e Madh të Medaljes  për Mirënjohje Publike për kontrobutin e dhënë në operacionet e shpëtimit të fëmijëve shqiptarë nga kampet e sirisë.

Në fjalën e rastit, Kryeministri Rama pohoi se deri tani janë nxjerrë nga kampet vetëm gjysma e shqiptarëve ndërkohë që vijon puna për të tjerët.

"Ne kemi nxjerrë prej andej më shumë se sa gjysma e personave. Përpjkeja vazhdon. Gjeneral Abbas Ibrahimi ka qenë pika jonë e referimit."

I bindur për të vazhduar misionin e shenjtë të shpëtimit të jetëve njerëzore, Gjenerali ndau me të pranishmit edhe sfidat me të cilat përballet vendi i tij.

"Nuk do të kursejmë asnë përpjekje për të negociuar për lirimin e ccdo personi të mbajtur peng, pavarësisht vështirësive me të cilat përballemi."

Një prej historive më prekëse të operacioneve për shpëtimin nga kampi Al Holh ishte ajo e 13-vjeçarit Alvin Berisha, që pas shumë vitesh u kthye pranë familjes pas një operacioni të vështirë në siri.