"Vijnë marrin 2 domate, 1 kastavec dhe ikin", boshatisen tregjet në Tiranë: Do reduktojmë vaktet ushqimore

"Nuk kanë lekë njerëzit. Vijnë marrin 2 domate, 1 kungull, 1 kastravec edhe ikin. Ne shkojmë e marrim mallin, e sjellim këtu, e paguajmë tavolinën dhe rrimë gjithë ditën edhe gjë nuk kemi."

Shitësit ankohen pasi rritja e vazhdueshme e çmimeve të produkteve ushqimore si duket po boshatis tregjet.

Reaksioni zinxhir i rritjes së çmimeve duket se ka i ka detyruar konsumatorët të mendojnë më shumë për kursime dhe të bëjnë më pak blerje.

"Nuk ka koment më, ju po e shikoni vetë."

Paralajmërimi për rritjen e çmimit të energjisë do të sjellë edhe më pak blerës.

Madje konsumatorët  deklarojnë që tani se do të bëjnë edhe më pak blerje.

"Deri tani na kanë hequr një vakt bukë, tani na hoqën dhe një tjetër. Do rrimë me një vakt bukë."

"Pensioni nuk më del për ilaçet, po dritat, po uji, po të hamë?"

Tashmë edhe produktet e mishit kanë pësuar rritje të vlerës.

Qytetari: Sa lekë është kg i mishit të viçit?

Shitësja: Kilja e mishit nis nga 850 lekë që janë ato pjesët për gjellë, pjesa e brinjëve, pjesa e gjoksit. Pastaj ke qafën 900 lekë, shpatullën 900 lekë.

Qytetarët thonë se të gjendur në këtë situate kërkojnë nga qeveria marrjen e situatës në kontroll, pasi me pagat e pensionet aktuale nuk ia dalin dot.

Kërkojnë vëzhgim të situatës së çmimeve në terren dhe hartim të politikave stabilizuese të ekonomisë.

"Vijnë marrin 2 domate, 1 kastavec dhe ikin", boshatisen tregjet

"Vijnë marrin 2 domate, 1 kastavec dhe ikin", boshatisen tregjet

"Vijnë marrin 2 domate, 1 kastavec dhe ikin", boshatisen tregjet

"Vijnë marrin 2 domate, 1 kastavec dhe ikin", boshatisen tregjet

"Vijnë marrin 2 domate, 1 kastavec dhe ikin", boshatisen tregjet

/OraNews/