Kolegji Wisdom mirëpret 1 mijë e 500 studentë/ Në përfundim të studimeve të rinjtë marrin diplomën e dyfishtë
Këtë vit të ri akademik, Kolegji Universitar Wisdom do t`i mirëpres studentët në mjedise krejtësisht të reja.
Kampusi, me një sipërfaqe rreth 4 mijë m2 i ngritur përgjatë autostradës Tiranë-Durrës ofron kushte komode për studentët.
Por kjo është vetëm një ndër risitë.
Të rinjtë që do të arsimohen në këtë kolegj do të marrin në përfundim të studimeve diplomë ndërkombëtare.
“Ne u ofrojmë studentëve mundësinë për të bërë praktika trajnimi në kompanitë më të rëndësishme italiane, ndërsa një lajm i rëndësishëm ka të bëjë edhe me dhënien e diplomës së dyfishtë, studentët do të kenë një kualifikim që mund të jap fryte në shqipëri dhe Evropë”.
Aktualisht Kolegji përbëhet nga dy fakultete ai i Drejtësisë dhe fakulteti i Ekonomisë dhe Shkencave shoqërore me 12 lëndë.
“Ne kemi aplikuar për akreditimin e fakultetit të tretë në çështjet shëndetësore të përbërë nga tre departamente, i Stomatologjisë, Farmacisë dhe Departamenti i Shkencave Mjekësore”
Kolegji Universitar Wisdom do të akordojë edhe 45 bursa studimi për arritjet e studentëve në dy fakultetet aktuale.
/Ora News/
