Rama sot në Slloveni, nga 'shtyrja' me homologun holandez tek biseda me presidentin Macron

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në samitin mes Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor që po zhvillohet në Bërdo të Sllovenisë.

Në pamjet e publikuara nga samiti nga vetë Rama në faqen e tij në facebook para futjes në godinën ku do mbahet Samiti, shihet kryeministri shqiptar që përshkon rrugën në shoqërinë e homologut të tij holandez.

Ata shihen në një bisedë miqësore mes tyre teksa nuk mungoi dhe një episod komik mes tyre se cili do të përshëndeste i pari kryeministrin e Sllovenisë, mikpritësi i këtij takimi.

Më pas në pamje jepn momente të takimeve me disa prej liderëve të vendeve të BE apo të rajonit.

Në fund të fotos zyrtare të të gjithë liderve, Rama shihet duke folur me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, por nuk dihet se çfarë ai po i tregon me insistim.

Në fokus të këtij samiti është integrimi i gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Sipas një deklarate që ka parë Radio Evropa e Lirë, e cila pritet të miratohet të mërkurën, Bashkimi Evropian mbështet perspektivën evropiane të shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe “riafirmon përkushtimin e tij për procesin e zgjerimit” të bllokut evropian.

Por, sipas deklaratës, procesi i zgjerimit do të bazohet në reformat “kredibile nga partnerët, kushtëzimi i drejtë dhe rigoroz dhe bazuar në parimet e meritave individuale”.

“Ne gjithashtu riktheksojmë rëndësinë që BE-ja të mbajë dhe thellojë zhvillimin e vet, duke u siguruar për kapacitetin e saj që të integrojë anëtarë të rinj”, përmendet mes tjerash në deklaratë.

Nga shtetet e Ballkanit, Mali i Zi dhe Serbia kanë avancuar më së shumti në rrugën drejt BE-së, ndërkaq, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ende nuk kanë hapur negociatat për anëtarësim, pasi Bullgaria ka vendosur veto, për shkak të mosmarrëveshjeve që ka me Shkupin zyrtar sa i përket identitetit, historisë dhe gjuhës maqedonase.

Kosova dhe Bosnje e Hercegovina mbeten të fundit, ku ende nuk kanë bërë hapa drejt hapjes së negociatave për anëtarësim. Në rastin e Kosovës, janë edhe pesë shtete të BE-së (Spanja, Greqia, Qipro, Sllovakia dhe Rumania), që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës dhe BE-ja mban qëndrim neutral ndaj statusit të Kosovës.

Në këtë dokument termi “partnerë” u referohet shteteve të Ballkanit Perëndimor. Në deklaratë po ashtu thuhet se këto shtete duhet të ndërmarrin një sërë reformash dhe ritheksohet zotimi i këtyre shteteve për demokraci, respektim të të drejtave themelore dhe sundimit të ligjit, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, qeverisjes së mirë, barazisë gjinore dhe respektimin e të drejtave të komuniteteve joshumicë.

Rama sot në Slloveni, nga 'shtyrja' me homologun holandez tek

Rama sot në Slloveni, nga 'shtyrja' me homologun holandez tek

Rama sot në Slloveni, nga 'shtyrja' me homologun holandez tek

Rama sot në Slloveni, nga 'shtyrja' me homologun holandez tek

Rama sot në Slloveni, nga 'shtyrja' me homologun holandez tek