Flet ish-gjyqtarja e akuzuar për korrupsion: Dosja është bosh, nuk ka asnjë provë ndaj meje

Gjykata e Posaçme filloi procesin ndaj gjyqtares Mimoza Margjeka e akuzuar për korrupsion, ndërkohë që në dalje të seancës së parë ajo është shprehur se hetimi ndaj saj është i montuar. Sipas gjyqtares, prokuroria nuk ka asnjë provë për akuzat e ngritura ndaj saj dhe bashkëshortit.

Ish-gjyqtarja Mimoza Margjeka, e arresuar për korrupsion, ka përsëritur akuzat se procesi ndaj saj është i sajuar dhe se ajo po gjykohet pa prova.

Deklarata e ish-gjyqtares u bë pas daljes nga seanca, ku ajo dhe bashkëshorti po gjykohen për korrupsion.

"Do përballem por nuk ka prova as dëshmitarë kundër meje.Thjesht publikimi në media, dosja është bosh."

Së bashku me Margjekën të akuzuar në këtë process janë avokati Skëndër Demiri, si dhë dy sekserët, të cilët e kanë korruptuar gjyqtaren me 2 mijë euro për një ndryshim masë sigurie.

Procesi po zhvillohej në Gjykatën e Apelit të Korçës dhe në korrupsion është përfshirë edhe bashkëshorti i gjyqtares.

Dy prej të akuzuarve kërkuan gjykim të shkurtuar por gjykata vëndosi ta refuzoi pasi në rast të kundërt çështja do duhej të ndahej.

Gjyqtarja e arrestuar ka deklaruar edhe më parë se procesi ndaj saj është i montuar politikisht.

Deri tani SPAk ka dërguar në gjykatën 8 gjyqtarë dhe prokurorë të akuzuar për fshehje pasurie dhe korrupsion.