Kush është Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit?
Thuajse gjithmonë ëmërimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit është shoqëruar me polemika dhe pikpyetje të shumta mbi procedurat e emërimit, mbi karrierën profesionale të oficerit i cili merr këtë detyrë dhe mbi të gjitha mbi meritën e fituar nga personi që ëmërohej Drejtor i Përgjithshëm.
Kësaj radhe, ndryshe nga herë të tjera, në Krye të Policisë së Shtetit do të jetë Gledis Nano. Në officer i mërëfilltë karriere me një meritë domethënëse në detyrat funksionale që ka kaluar përgjatë karrieres së tij policore. Një oficer me kontribut të jashtëzakonshëm në Policinë e Shtetit dhe mbi të gjitha, një profesionist i cili ka ngjitur shkallët e karrierës në struktura të Policisë një e nga një. Kjo bën që Gledis Nano, jo vetëm ka fituar përvojën e duhur përgjatë karrierës së tij por gjithashtu nuk ka lënë me një anë dhe formimin e tij professional për të qenë “Lideri” i duhur i cili i kishte muguar Policisë së Shtetit në kaq vite.
Gledis Nano lindi në Shkodër më 26.08.1981. Pas përfundimit të Shkollës së Mesme, Z. Nano përfundoi Akademinë e Policisë “ Arben Zylyftari” më 2002 ku më pas emërohet Specialist i Seksionit për Krimet ndaj Jetës dhe Shëndetit në Sektorin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë Qarku Korçë.
Më pas, në 2011 Gledis Nano përfundoi Fakultetin e Drejtësisë, Dega Juridik në Shkodër dhe gjithashtu përfundoi studimet në Mastër Shkencor “E Drejta Penale: në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë.
Nga Gushti i vitit 2002 deri në marrjen e detyrës së Drejtorit të Drejtorisë së Antiterrotit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Z. Nano ngjiti një e nga një shkallët e karrierës policore duke kaluar detyrat nga specialist e deri në Drejtor. Krahas karrierës policore, Z. Nano ndoqi dhe përfundoi me sukses një sërë trajnimesh ndërkombëtare për cështjet e sigurisë dhe mbrotjes ku ndër të tjera vlen të përmendet përfundimi i studimeve në “Programin mbi studimet e Terrorizmit dhe Sigurisë” në Kolegjin Europian për Studime të Avancuara të Sigurisë Geroge C. Marshall në Garmisch-Partenkirchen, Gjermani si dhe Akademinë Kombëtare të FBI, Sesioni i 268 në Quantico, Virginia, Ëashington DC, SHBA.
Gjatë karrierës së tij si Drejtor i Drejtorisë së Antiterrorit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, kontributi dhe operacionet e drejtuara nga Gledis Nano ishin thelbësore për realizimin me sukses të operacionit të riatdhesimit të Shqiptarëve nga kampet famëkeq të Al-Hol.
Njohës shumë i mirë i katër gjuhëve të huaja, Gledis Nano është vlerësuar më një sërë certifikatash dhe vlerësimesh nga drejtues Institucionesh të rëndësisë së vecantë të sigurisë nga vendet partnere. Gjithashtu, Gledis Nano është vlerësuar me Medalja e Artë “Për rezultate të shkëlqyera në ndjekjen e studimeve në Akademinë Ndërkombëtar të Zbatimit të Ligjit” Budapest, Hungari; Medalja e Nderit akorduar në vitin 2016, me motivacionin “Për shërbime të shquara dhe profesionalizëm të lartë të treguar në parandalimin, hetimin dhe ndjekjen penale të aktiviteteve terroriste në Shqipëri”; gjithashtu, Gledis Nano u vlerësua me Certifikatë Lavdërimi me motivacionin “për Arritje të Shkëlqyera për sigurimin e informacioneve policor me vlerë për Ambasadën e Sh.B.A. në Tiranë si në raste të hetimit të tërrorizmit ashtu dhe në çështje të tjera me karakter policor. Përkushtimi dhe puna juaj e palodhur ka çuar lart emrin tuaj, atë të Drejtorisë së Antiterrorit , dhe të përpjekjeve tona të përbashkëta në luftën ndërkombëtare ndaj terrorizmit”, akorduar nga Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë , Sh. S. Yuri KIM.

