Spektri autik pa mësim, prindërit kërkojnë staf pedagogjik dhe mësues mbështetës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Tetor 2021, 14:57
Prindërit e fëmijëve autikë dorëzuan në ministrinë e arsimit një peticion me të cilin kërkojnë zgjidhje për mungesën e mësuesve mbështetës në shkolla.
"Të vendoset mësuesi mbështetës sa më shpejt në të gjitha shkollat e vendit. Mësuesi mbështetës të jetë me arsim special, të kenë prioritet mësuesit specialë. Ka mungesë stafi, te rritet numri."
Në mungesë të reagimit Klubi Kombëtar i Prindërve të Fëmijëve të spektrit autik, Eglantina Bajrami tha se do ta përshkallëzojnë reagimin e tyre edhe në Parlament.
"Nëse nuk gjejmë zgjidhje këtu do i drejtohemi parlamentit."
Janë mbi 1700 fëmijë që frekuentojnë mësimin parauniversitar në të gjithë vendin ndërkohë që kanë nevojë për staf pedagogjik të specializuar dhe mësues mbështetës.

