“Shmangni protestën para kryeministrisë”, Ambasada korrigjon thirrjen për shtetasit amerikanë, heq PD si organizatore të tubimit

Ambasada Amerikane në Shqipëri ka korrigjuar njoftimin e bërë më herët në faqen e saj zyrtare lidhur me protestën që do mbahet pasditen e sotme (6 tetor) para kryeministrisë në lidhje me rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë elektrike.

Ambasada njoftoi se protesta është organizuar nga opozita, teksa porositi qytetarët e saj të shmangnin tubimin.

"Partia Demokratike (PD) e Shqipërisë ka njoftuar se do të zhvillojë një protestë  para Kryeministrisë. Qëllimi i deklaruar është kundër rritjes së kostos së energjisë elektrike në Shqipëri,” thuhej në njoftimin e postuar më herët nga Ambasada.

“Shmangni protestën para kryeministrisë”, Ambasada
Njoftimi i parë i Ambasadës

Në një përditësim në faqe shkruhet se ‘Një protestë është njoftuar që do të mbahet para kryeministrisë’, duke hequr PD si organizatorët e tubimit.

Mesazhi i përditësuar Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës:

Vendndodhja: Përpara zyrës së Kryeministrit në Bulevardin “Deshmoret e Kombit” në Tiranë (pika e njoftuar e grumbullimit)

Data/Koha: E Mërkurë 6 Tetor 2021, 5:00 pasdite

Njoftimi: Një protestë është paralajmëruar për këtë pasdite para Kryeministrisë. Kjo protestë mund të migrojë në vende të tjera në Tiranë, ose tubime të ngjashme mund të shfaqen në pjesë të tjera të qytetit. Kohëzgjatja e mbledhjes së pritshme është e panjohur.

Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin çdo tubim të madh në qytet. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha publike mund të zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve vendore të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit.

Veprimet për tu ndërmarrë:

Shmangni tubimet e mëdha dhe çdo zonë ku demonstratat janë të pashmangshme ose të vazhdueshme.

Jini të vetëdijshëm për rrethinën tuaj.

Monitoroni mediat lokale për përditësime.

“Shmangni protestën para kryeministrisë”, Ambasada
Njoftimi i përditësuar