Shqiptari që u qëllua në Torino i përfshirë në trafik droge, flasin dëshmitarët: Dëgjuam katër të shtëna…
Rexhep Uba është shqiptari që u qëllua me armë zjarri në Torino të Italisë, dje ( 5 tetor). Gjendja shëndetësore e shqiptarit paraqitet e rënduar, pasi është intubuar.
Pa ngjarjes autori u largua nga vendngjarja dhe u ndoq nga i vëllai i 48-vjeçarit, që ishte i pranishëm momentin e sulmit.
Pavarësisht përpjekjeve, vëllai i Rexhepit nuk arriti ta kapë autorin.
Sot, mediat italiane kanë publikuar deklaratat e personave lidhur me ngjarjen, të vëllait të 48-vjeçarit efektivit të policisë, që ndodhej në zonë dhe që i dha ndihmën e parë Rexhepit. dhe të një gruaje dëshmitare.
Polici thotë se Rexhep Uba i ka thënë pasi është qëlluar me armë: “Nuk e di, nuk e di kush më qëlloi”.
Ndërkohë, i vëllai bën fjalë për një “sherr të rastësishëm në rrugë”.
Nga ana tjetër një grua dëshmitare tha se ka dëgjuar 4 të shtëna armësh dhe britma:"Kam dëgjuar katër të shtëna armësh".
Por mediet lokale njoftojnë se deklarata e të vëllait të plagosurit mund të jetë e rreme, nisur nga e kaluara e Rexhep Ubës.
Mediet italiane bëjnë me dije se Rexhep Uba ka qenë përfshirë në një rrjet për trafikim të lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Italisë, vite më parë.
Ai u arrestua së bashku me persona të tjerë gjatë një operacioni që çoi në sekuestrimin e tonelatave të drogës të transportuara me kamion.


