Harrohen të prekurit nga tërmeti / Bashkia e Durrësit vonon riparimet, qytetarët: Jemi 2 muaj pa bonus qiraje
Kjo është gjendja në të cilën ka mbetur një pallat në lagjen 12 të Durrësit i dëmtuar nga tërmeti I 26 nëntorit 2019.
Të mbledhur në protestë banorët denoncuan se punimet e riparimit që kryhen nga Bashkia janë ndërprere prej muajit gusht!
"Cila është arsyeja e ndërprerjes së punimeve në kohe rikonstruksioni? Ne e kemi përballuar sfidën e tërmetit dhe tani jemi bërë familje ciganësh."
"Janë gati mbi 100 familje që janë jashtë dhe nuk kanë asnjë lloj informacioni se çfarë ndodh me shtëpitë e tyre."
Ndërsa nuk u ka dhënë asnjë sqarim për pezullimin e punimeve të riparimit të shtëpive, banorët thonë se Bashkia e Durrësit prej dy muajsh nuk u jep as bonusin e qirasë.
"Gusht, shtator, tetor nuk kemi marrë asgjë."
Ndërkohë zyrtarë nga Bashkia e Durrësit thonë se shkak për bonusi i qirasë nuk po jepet për shkak se ministria e Financave nuk ka kaluar fondet.
