Vox Pop/ Si e përjetuan shqiptarët ndërprerjen prej 6 orësh të Facebook, Instagram dhe Whatsapp
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Tetor 2021, 09:16
Ditën e djeshme (4 tetor) e gjithë bota u përball me një problem të përbashkët, rrjetet sociale Facebook, Instagram dhe Whatsapp nuk funksionuan për 6 orë të tëra.
Për fat të mirë edhe pse me vonesë gjatë mesnatës rrjetet sociale rifilluan të funksionojnë.
Por si e përjetuan shqiptarët këtë problem që preku të gjithë botën?
Kjo ishte tema e rubrikës Vox Pop me Enkin në "Ditë e Re" në ekranin e Rtv Ora.
Disa nuk ia kishin idenë e disa të tjerë u shprehën se gjetën mënyra alternative për të komunikuar me të afërmit e tyre.
"Më e vështirë ishte për të rinjtë se sa për moshat e mëdha", tha një qytetare.

