Gjylameti: Ia kemi dalë me tërmetin e pandeminë, nga 2013 është pavarësuar nevoja për energji
E ftuar në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputetja socialiste Blerina Gylameti u shpreh se qeveria ia ka dale me tërmetin dhe pandeminë.
Ajo tha se krijimi i pavarësisë për nevojat energjitike ka nisur të mundësohet që nga viti 2013 e këtej.
Gjylameti: Ne sot mund të themi se ia kemi dalë me tërmetin dhe pandeminë, duam apo jo dhe as dua të bëj propagandë. Nga momenti që kemi ardhur në pushtet kemi ndërmarrë një sërë reformash strukturore për energjinë elektrike. Kur kemi ardhur në vitin 2013 ne e dimë se sa ishin humbjet në rrjet, sot diskutojmë se janë 20%.
Ne kishim një çmim ndryshe për familjarët dhe biznesin e vogël, si dhe nuk kishte subvencione për shtresat në nevojë. Krijimi i pavarësisë për nevojat energjitike ka nisur të mundësohet që nga viti 2013 e këtej. Ka pasur shumë investime për humbjet në rrjet.

