Ciko: Rritja e çmimit të energjisë pritet të ndodhë vitin tjetër, nafta ka çmim të lartë për shkak të taksave

Për ekspertin e ekonomisë, Ilir Ciko rritjen e çmimit të energjisë elektrike nuk e ka në dore kryeministri Edi Rama, por ERE.

Në një intervistë për RTV Ora ai tha se pritet një rritje e çmimit të energjisë me këto mesazhe që vijnë dhe pritet nga vitit i ardhshëm, kjo e diktuar nga situata e krijuar, por edhe nga fakti që Shqipëri prej vitesh nuk e ka ndryshuar çmimin e energjisë elektrike.

Ciko: Rritjen e çmimit të energjisë elektrike nuk e ka në dorë kryeministri Rama, por ERE. Gjithsesi pritet një rritje e çmimit të energjisë me këto mesazhe që vijnë dhe pritet nga vitit i ardhshëm. Kjo e diktuar nga situata e krijuar, por edhe nga fakti që Shqipëri prej vitesh nuk e ka ndryshuar çmimin e energjisë elektrike. Jemi në fillim të këtij mandati dhe lëvizje të tilla në këtë fazë bëhen. Një rritje e tillë do të transmetohet në të gjitha produktet e tjera duke rënduar buxhetin e shtetit dhe familjet shqiptare.

Viti i kaluar ka qenë një vit i vështirë për prodhimin vendas të energjisë elektrike. Po ashtu rigjallërimi i ekonomisë ka rritur kërkesën dhe e ka bërë të pashmangshme blerjen e energjisë. Sigurisht që me rritjen ne bursa, këtë kosto do ta paguajë dikush. Qeveria nga ana e vet ka detyrë furnizimin e Shqipërisë me energji elektrike pa ndërprerje. Sa i takon kostos, sigurisht që buxheti i shteti do të ketë peshën e vet, por edhe qytetarët do të paguajnë.

Ciko shtoi se rritja e çmimit të naftës vjen për shkak se ka një norma të lartë taksimi. Shteti shqiptar përfiton shumë nga këto produkte që importohen nga jashtë.

Ciko: Rritja e çmimit të naftës vjen për shkak se ka një norma të lartë taksimi. Shteti shqiptar përfiton shumë nga këto produkte që importohen nga jashtë. Prandaj ne kemi një çmim shumë të lartë të naftës lidhur me rajonin. Në rasti ne energjisë elektrike është më ndryshe, pasi ne prodhojmë energji. Ne eksportojmë energji elektrike, por kur është nevoja, edhe importojmë sipas nevojave. Ne nuk kemi promovuar burimet e reja energjitike.