Sokolaj: Pse të jemi të varur nga importi kur të gjitha lumenjtë e përrenjtë i kemi kthyer në HEC-e?
I ftuar në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, drejtori i Alert, Granit Sokolaj tha se nuk kuptohet nëse do të ketë krizë energjitike apo edhe errësirë.
Ai tha se nuk e di pse duhet që vendi ynë të varur nga importi kur janë kthyer të gjitha lumenjtë dhe përrenjtë në HEC-e.
Sokolaj: Ne nuk e dimë nëse do të kemi krizë energjitike apo edhe errësirë. Unë po të isha shitës qirinjsh do ta rrisja së paku me 10 lekë. Nuk e di pse duhet të jemi të varur nga importi kur i kemi kthyer të gjitha lumenjtë dhe përrenjtë në HEC-e. Këto projekte foto-voltaike apo mullinjtë me erë janë projekte të ë ardhshmes.
Padyshim çështja e energjisë do të reflektojë te çmimi dhe konsumatori. Deklarata dje e kryeministrit, ndoshta lidhet me faktin e rritjes së çmimit të bukës, që Arben Ahmetajt nuk i kushtonte gjë rritja me 10 lekë. Përtej të gjitha këtyre, çfarë do të bëhet për xhepat e konsumatorëve?

