Iu bë atentat në Elbasan, Ardian Çollaku niset drejt Tiranës pasi pësoi vdekje klinike
Një nga personat që u përfshi në atentatin e sotme në Elbasan Ardian Çollaku, 48 vjeç, ka pësuar vdekje klinike.
Mësohet se pas plagosjes në zonën e njohur si rrethrrotullim i Luleve, ai është dërguar në spitalin e Elbasanit.
Aty ai ka pësuar vdekje klinike dhe më pas është nisur drejt Tiranës, për në spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar.
Së bashku me Çollakun mbeti i vdekur Lulzim Bitri, i cili nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra.
Sipas dëshmive nga vendi i ngjarjes, ata kanë qenë duke ecur kur një makinë i ka qëlluar me breshëri dhe më pas është larguar.
Pak minuta më vonë është gjendur një makinë e djegur ne dalje të Elbasanit dhe dyshohet se mund të jetë e autorëve.
Ndërkohë policia dhe FNSH e RENEA kanë ngritur postblloqe të shumta në daljet dhe hyrjet e qytetit për të kapur autorët.





