Gjylameti: Mandati i 3-të do fokusohet te pandemia, rritja ekonomike e mirëqenia e qytetarëve

E ftuar në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputetja socialiste Blerin Gjylameti u shpreh se qeveria ka disa sfida me të cilat duhet të përballet.

Ajo tha se qeveria në këtë mandat ka si sfidë rimëkëmbjen ekonomike, përballja me pandeminë si dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve.

Gjylameti: Qeveria ka disa sfida me të cilat duhet të përballet. E para është pandemia që është një sfidë e paezauruar. Në aspekte ekonomike numri i lartë të vaksinuarave na lejon që të kemi një aktivit më të lartë ekonomik.

Sfida tjetër ka qenë ajo e tërmeti dhe ia kemi dalë që një pjesë e konsiderueshme e atyre që humbën shtëpitë të kthehen në banesa. Në tremujorin e parë të vitit 2021 ekonomia ka përforcuar me një rritje të konsiderueshme dhe ka rritje të të ardhurave dhe konsumit.

Tri nga prioritet tona në këtë mandat qeverisës janë përballja me pandeminë në mënyrë që të kemi sa më shumë të vaksinuar, të kemi një rimëkëmbje ekonomike si dhe me ato që kanë të bëjnë me rritjen e mirëqenies së qytetarëve.