Soko: Sikur naftën sot të na e japin me 0 lekë, ne nuk e shesim dot nën 110 lekë për shkak të taksave

I ftuar në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, eksperti i ekonomisë, Pano Soko u shpreh se

Sipas tij, e njëjta gjë ndodhi edhe me gazin, pasi çmimi ishte i lirë dhe qeveria vajti e taksoi me taksën e qarkullimit, duke e shtrenjtuar edhe atë.

Soko: Ne sikur sot të na e japin me 0 lekë, ne nuk e shesim dot nën 110 lekë për shkak të taksave. Kjo sepse 110 lekë i kemi taksa. Në vitin 2015 kur u vendosën këto taksa kishte rënë çmimi i naftës. Prandaj nuk u ndje. Tani duhet të paguajmë.

E njëjta gjë ndodhi edhe me gazin. E kishim çmimin e lirë dhe qeveria vajti e taksoi me taksën e qarkullimit, duke e shtrenjtuar edhe atë. Harruan se ekonomia jonë është e brishtë.