Soko: Deri në vitin 2025 qeveria duhet të paguajë 2 mld dollarë për të ulur borxhin në 60%
I ftuar në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, eksperti i ekonomisë, Pano Soko u shpreh se ne sot kemi 1.28 trilion lekë borxh.
Sipas llogaritjeve të tij, që të shkojë borxhi nga 1.4 në 1.2 duhet të paguajmë rreth 2 miliard dollarë deri në vitin 2025.
Soko: Ne sot kemi 1.28 trilion lekë borxh. Do të marrim edhe 50 miliardë borxh të tjera me euro borxh. Kemi deficit të parashikuar vitin tjetër 51 miliardë lekë. Kështu borxhi shkon 1.4 trilion. Ne sot GDP-në e kemi 1.68 trilion. Me 4.5% rritje për çdo vit, në vitin 2025 do të jemi diku te 2 trilion. 60% e 2 trilion bëjnë 1.2 trilion. Pra, që të shkojë nga 1.4 në 1.2 duhet të paguajmë rreth 2 miliard dollarë.
A kemi ne para që qeveria të heqë për pagesën e shtesës së borxhit 2 miliardë? Kjo për të arritur parametrin e borxhin. Këtu nuk kemi vendosur se duhen 300 milionë për pensionet. As 30% për pagat e administratës për rritjen e tyre. Me çfarë do të bëhen të gjitha këto? Këto janë premtime që nuk mbahen dot.
