Soko: Energjinë e shesim me 39 euro dhe e blejmë me 230. Gjylameti: Ka një arsye për këtë

I ftuar në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, eksperti i ekonomisë, Pano Soko tha se Shqipëria e ka shitur energjinë elektrike me 39 euro për megavat/orë dhe e ka blerë me 230 së fundmi.

Ndërsa deputetja socialiste Blerin Gjylameti tha se për një gjë të tilla ka logjikë, pasi ka lidhje me prodhimin dhe sasinë e kërkesës.

Soko: Ne kemi shitur me 39 euro për megavat/orë dhe kemi blerë me 230 së fundmi.

Gjylameti: Ka një arsye për këtë, mund të vendosim me logjikë.

Soko: Sot çmimi në bursë është 110. Pse është blerë me këtë shifër kërkoj një shpjegim. Pse gjithmonë kur shesim ne na qëllon ters?

Gjylameti: Ka lidhje me prodhimin dhe me sasinë e kërkesës.