Rritja e karburanteve pritet të rrisë edhe çmimet e biletave të transportit

Rritja e çmimit të karburanteve në Shqipëri rrezikon të ndikojë dhe tek rritja e çmimit të biletave në sektorin e transportit. Dashnor Memaj, kreu i shoqatës së transportit publik thotë se pas pandemisë, rritja e çmimit të karburanteve është një goditje e fortë për shërbimin e transporti. Shoferët nga ana tjetër thonë se më shumë i vret konkurrenca e pandershme se sa një rritje e çmimit të biletave.

Sektori më i ndjeshëm dhe për faktin e funksionimit me anë të furnizimit me karburant është transporti, dhe rritja e çmimeve pritet të reflektohet në muajt në vazhdim.

Rritja e çmimit të karburanteve në Shqipëri rrezikon të ndikoj dhe tek rritja e çmimit të biletave në sektorin e transportit.

Rritje e cila pritet të rëndojë akoma më shumë në xhepat e qytetarëve që janë përdorues të këtij shërbimi.

Dashnor Memaj, kreu i shoqatës së transportit publik thotë se në muajt në vazhdim nëse vijohet të ketë barrë kaq të madhe dhe në çmimet e hidrokarbureve, pasojat mund të ndihen edhe në biletat e pasagjerëve.

“Logjikisht mund të mendohet  diçka e tillë sepse është e pamundur që të përballohet realisht barra ekonomike që vjen nga rritja e çmimit të naftës.”

Pas pandemisë, rritja e çmimit të karburanteve është një goditje e fortë për shërbimin e transportit.

“Papunësia dhe pandemia bën të veten.”

Edhe shoferët lënë të hapur mundësinë e rritjes së çmimit të biletës referuar ritmit të rritjes së vazhdueshme dhe të çmimeve të shportë ushqimore.

“Edhe buka u rrit, edhe ne do ta rrisim. Nuk ka rritje momentalisht, por nëse mblidhemi edhe mund të rritet.”

Por problematik akoma më shqetësuese për ta përbën konkurrenca e pandershme në treg, pavarësisht kërkesave dhe letrave zyrtare drejtuar autoriteteve përgjegjëse.

“Ne kemi konkurrencë të papërgjegjshme. Marrin njerëz dhe i shpien shtëpi më shtëpi, e klienti nuk vjen te ne.”