“Ku i çoni 100 mln euro?” Gjylameti debat me Sokon: Bëni një rrugë me 15 milionë euro kilometri

E ftuar në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputetja socialiste Blerina Gylameti u shpreh se Basha listës së dëshirave do të duhej t’i vendoste faturën,

Ajo tha se edhe kur erdhën në parlament deputetët e opozitës, patën kundërshti dhe alternativa, por se si do të pasqyrohen konkretisht nuk ka pasur propozime.

Gylameti: Në fund mbetet ato fjalët; mbledhim 150 dhe harxhojmë 50 dhe ku shijojnë 100 të tjerat. Duhet shpjeguar kjo.

Soko: Po gënjej?

Gylameti: Duhet shpjeguar se fondi total është x, janë shpenzuar y dhe kaq janë marrë me borxh publik. Unë mendoj se duhet të flasim konkretisht dhe të mos hidhemi nga një degë në tjetrën për të krijuar një pikturë.

Soko: Tani ta shpjegoj unë se çfarë bëni me 150 milionë euro. 50 i çoni për mirëmbajtjen e rrugëve, ndërsa 100 milionë të tjerat ju paguani këto borxhet që merrni, që bëni një rrugë me 15 milionë euro kilometri. me koncesionet që keni planifikuar ju, thoni 2.5 miliardë euro për të bërë 40 km rrugë. Këto të gjitha do t’i paguajmë ne në taksa, e paguani koncesione. Prandaj ka vajtur 20 miliardë lekë fatura e koncesioneve.