Gjylameti: Basha listës së dëshirave do të duhej t’i vendoste faturën se si do t’i realizonte

E ftuar në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputetja socialiste Blerina Gylameti u shpreh se Basha listës së dëshirave do të duhej t’i vendoste faturën,

Ajo tha se edhe kur erdhën në parlament deputetët e opozitës, patën kundërshti dhe alternativa, por se si do të pasqyrohen konkretisht nuk ka pasur propozime.

Gylameti: Basha listës së dëshirave do të duhej t’i vendoste faturën, sepse dëshirat mund të jenë të shumta dhe të mira. Por duhet të vendoset se si do të realizonte, qoftë heqjen, qoftë uljen. Ne kemi thënë se do të duhet të ulemi në tryezë për të arritur dakordësi për ato që janë në interes të shqiptarëve.

Besoj se në këtë rast do të duhet një faturë se si do të jenë të mundura. Edhe kur erdhën në parlament kolegët e opozitës, patën kundërshti dhe alternativa, por se si do të pasqyrohen konkretisht nuk ka pasur propozime.