Banorët e Laprakës në protestë, kundërshtojnë projektin e "Unazës së Madhe": Qeveri e pabesë
Të hënën (4 tetor) në protestën e tyre të tretë banorët e Laprakës bllokuan 2 prej rrugëve kryesore të zonës.
Për afro 40 minuta nuk lejuan drejtuesit e mjeteve të kalojnë duke shkaktuar edhe trafik.
Banorët thonë se ky reagim erdhi pas indiferencës së automjeteve për të dhënë më shumë informacion lidhur me projektin e Unazës së Madhe të kryeqytetit që në këtë zonë prek rreth 700 shtëpi.
"E bllokuam rrugën sot sepse kërkojmë transparencë nga bashkia, minibashkia dhe nga shteti shqiptar pasi ne jemi qytetarë të këtij shteti dhe kërkojmë të drejtën tonë. Në lagjen tonë nuk është prezantuar akoma asnjë projekt."
"Të na kthejnë një përgjigje, ta dimë se ku do bjerë rruga, sa gjerësi është. Nuk ka problem, rrugën ta bëjnë ata. Ne të na japin dëmshpërblim."
"Kjo qeveri është e pabesë qëkur ka ardhur në pushtet."
"Asnjë lloj reagimi, asgjëkundi, sikur ne nuk ekzistojmë."
Protestat e tyre do të përshkallëzohen nëse nuk marrin përgjigje për shqetësimet e ngritura.
"Me protesta dhe me çfarë kemi mundësi të bëjmë."
"Këtu do bëhet kërdia, mos thonë pastaj pse ndodhi vrasja. Ne nuk kemi tjetër rrugë."
Banorët pretendojnë s e projekti ka ndryshuar disa herë, ndërsa institucionet kanë njoftuar për shembjen e banesave vetëm ata që posedojnë certifikatë pronësie./OraNews/





