Një i vdekur dhe një i plagosur rëndë me armë zjarri në Elbasan, gjendet edhe një makinë e djegur
Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme Elbasanin, ku një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është plasur rëndë.
Mësohet se Ardjan Çollaku ndodhet në gjendje kritike në spitalin rajonal të Elbasanit, ndërsa Lulzim Bitri ka vdekur si pasojë e plumbave.
Sipas informacioneve paraprake bëhet fjalë për një atentat të mirëorganizuar nga mënyra e ekzekutimit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “28 nëntori” pranë një karburanti.
Sipas dëshmive në vendngjarje, Ardjan Çollaku dhe Lulzim Bitri kanë qenë duke lëvizur në këmbë, në momentin që janë qëlluar nga një automjet në lëvizje.
"Në Bradashesh, afër rrethrrotullimit të luleve dyshohet se nga një automjet në lëvizje eshte qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy personave këmbësore. Si pasojë njëri prej tyre shtetasi Lulzim Bitri rreth 35 vjec nga Katundi i Ri Elbasan ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndersa personi tjetër Ardian Çollaku, ndodhet në Spitalin Rajonal Elbasan. Policia ka mbritur në vendngjarje dhe ka ngritur pika kontrolli." - njofton policia.
Është rrethuar zona dhe po vijon krehja për kapjen e autorëve.
Më pas një automjet tip "Volvo" është gjendur i djegur në fshatin Balldre dhe dyshohet se i përket autorit ose autorëve të krimit.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarje dhe po merr kamerat e sigurisë së karburantit për të zbardhur me shumë lidhur me ngjarjen.
Po ashtu, blutë kanë ngritur postblloqe në hyrje dhe në dalje të qytetit për të kapur autorët e atentatit.
Në ndihmë të policisë vendore janë nisur FNSH e RENEA dhe një grup specialistësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.


