Facebook reagon përmes Twitter-it: Po punojmë që gjërat të kthehen në normalitet

Pas më shumë sesa dy orësh me probleme në Facebook, Whatsapp dhe Instagram, kompania Facebook ka reaguar përmes Twitterit.

Facebook shkruan se janë të vetëdijshëm për problemet dhe se po punohet që gjërat të kthehen sa më shpejt në normaliteti.

“Ne jemi të vetëdijshëm se disa njerëz kanë probleme me qasjen në aplikacionin Facebook. Ne po punojmë që gjërat të kthehen në normalitet sa më shpejt të jetë e mundur dhe kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim”, - thuhet në reagimin e Facebook.

Të tria platformat, ndër më të përdorura në planet, WhatsApp, Instagram dhe Facebook janë në pronësi të Facebook dhe funksionojnë në infrastrukturë të përbashkët.