Dy personat e atentatit në Elbasan me të shkuar kriminale, dyshohet për hakmarrje ose prishje pazaresh

Ardjan Çollaku dhe Lulzim Bitri janë dy personat që kanë pësuar një atentat ditën e sotme në Elbasan.  

Si pasojë Lulzim Bitri ka mbetur i vdekur, ndërsa Ardjan Çollaku është plagosur rëndë dhe ka pësuar vdekje klinike. 

Dyshohet se ky atentat mafioz është i lidhur me biznesin e paligjshëm që këta personave kanë pasur lidhur me trafikun e lëndëve narkotike nga Turqia.

Çollaku është një emër njohur për policinë, pasi më parë ka vuajtur dënimin për prostitucion dhe armëmbajtje pa leje në Itali.

Ndërsa viktima Lulzim Bitri është përfshirë në një ngjarjeje kriminale në prill 2018, ku në Maqedoninë e Veriut ka mbetur i vrarë një shqiptar atje.

Një nga pistat ku po heton policia është e shkuara e dy personave për të zbardhur vrajën e rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “28 nëntori” pranë një karburanti.

Sipas dëshmive në vendngjarje, dy viktimat kanë qenë duke lëvizur në këmbë, në momentin që janë qëlluar nga një automjet në lëvizje.

Më pas një automjet është gjendur i djegur në fshatin Balldre dhe dyshohet se i përket autorit ose autorëve të krimit.