Patatja e Stëblevës pa treg, fermerët në Librazhd ankohen për çmimin dhe mungesën e tregut

Stëbleva në Librazhd është një prej zonave të njohura për prodhimin e patates, por fermerët atje ankohen për çmimin e ulët dhe mungesën e tregut.

Rreth 1 mijë kuintalë patate prodhohet çdo vit në fshatin Stëbleve të Librazhd.

Fermerët thonë se prodhimi këtë vit është i kënaqshëm dhe cilësia e mirë, por sipas tyre fitimi nuk është ai i dëshiruari.

Edhe pse patatja e Stëblevës është ndoshta patatja më e mirë që prodhohet në Shqipëri, sërish fermerët thonë se ende nuk arrijnë të sigurojnë një treg të mirë dhe një çmim të mirë pavarësisht se kërkesat për këtë lloj patatje duket se janë nga viti në vit në rritje.

"E kanë marrë 400-450 lekë".

Shumë nga tregtarët e grumbullojnë atë direkt në fshat, pasi vetë fermerët thonë se kanë të vështirë të dalin në treg vetë.

"Nuk mbulon shpenzimet me kaq."

"Rruga është copë-copë, ka 20 vjet që nuk rregullohet."

"Shteti nuk na ndihmon as me naftë dhe asgjë, vetëm me forcat tona."

Në vazhdimësi  fermerët janë ankuar se një pjesë e prodhimit ka shkuar dëm për shkak të mungesës së tregut.

Shqetësimi mbetet edhe për këtë vit.