Arrestohen dy zyrtarë të burgjeve në Elbasan, akuzohen se ndihmonin të burgosurit për të ulur dënimin

Burime bëjnë me dije se Shërbimi për Kontrollin e Brendshëm në Burgje ka arrestuar dy zyrtarë të burgjeve në Elbasan.

Bëhet fjalë për zyrtarët Gani Shehu dhe Lulzim Kaziu.

Mësohet se ata falsifikonin kartelat e ditëve të punësimit dhe për rrjedhoje të dënuarit përfitonin ulje dënimi.

Personat në fjalë akuzohen për ‘Shpërdorim detyre’.

Hetimet janë kryer në bashkëpunim me prokurorinë Elbasan.