Vetëm 5 minuta filmime, gazetarët do të ndjekin komisionet parlamentare pa kamera

Zbardhet rregullorja e re e komisioneve parlamentare për funksionimin e mbledhjeve si pasojë e masave anti-Covid.
Në dokumentin që Ora News e disponon përcaktohet edhe mënyra e sjelljes me median.
-Kryetari njofton të pranishmit që në sallën e Komisionit përveç mikrofonave folës të çdo deputeti, ekzistojnë edhe mikrofonët ambientale, të cilat regjistrojnë çdo bisedë tjetër dhe gjithçka është e dëgjueshme në sallën e gazetarëve të katit të parë.
-Kryetari i Komisionit me verifikim të kuorumit të mbledhjes i komunikon specialistit të medias, i cili është prezent në sallë, që të thërrasë median dhe të njoftojë të pranishmit se gazetari kameraman ka të drejtë të fillojë pamjet vetëm 5 minuta.
-Përfaqësuesit e tjerë të medias, (gazetarët) mund të qëndrojnë fizikisht gjatë zhvillimit të mbledhjes së komisionit në vendin e caktuar për ta, në të gjithë kohën e zhvillimit të mbledhjes dhe nuk kanë të drejtë që të lëvizin në sallën e Komisionit.

