Mbledhjet e komisioneve me prezencë fizike, kusht për deputetët certifikata e vaksinimit ose testi PCR

Konferenca e Kryetarëve ka miratuar sot propozimin për  zhvillimin e mbledhjeve të komisioneve parlamentare me prezencë fizike.

Kusht për praninë fizike të deputetëve në mbledhje, mbetet certifikata e vaksinimit ose testi PCR negativ.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj, tha se vendimi i sotëm ktheu ligjshmërinë.

Rushaj: Vendimi që u mor sot në konferencën e kryetarëve kishte të bënte me kthimin e ligjshmërisë sa i përket mbledhjes së komisioneve. Pas përpjekjeve tona për të vendosur ligjshmërinë në lidhje me punën që opozita duhet të bëjë në komisione parlamentare sot u ra dakord të bëhen ashtu si rregullorja parashikon me prezencë fizike.

Vendimi i njëanshëm i mazhorancës për ti zhvilluar mbledhjet online shkaktoi debate mes palëve përgjatë gjithë javës që lamë pas.

Mbledhjet e komisioneve me prezencë fizike, kusht për deputetët