Ndërron jetë shqiptari që u qëllua me 4 plumba në Greqi

Ndërroi jetë në spital shqiptari, që u qëllua pasditen e së dielës (3 tetor) në mes të Athinës.

Viktima që qëllua me katër plumba në kokë dhe në bark, u transportua në gjendje të rëndë, në Spitalin Evangelismos  por nuk arriti ti mbijetojë plagëve të rënda.

Ndërron jetë shqiptari që u qëllua me  4 plumba në

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ndodhej brenda në bar kur një person ende i paidentifikuar është afruar dhe e ka qëlluar  në kokë dhe  në zonën e barkut.

Sipas medieve greke Agios Panteleimon është një zonë që kontrollohet nga bandat.

Zona pas incidentit u rrethua nga forca të forta policie, me autoritetet në kërkim të provave që do të çojnë në identifikimin e autorëve për zbulimin e të cilëve janë vënë në ndjekje./Ora News/