Skenar për menaxhimin e mbetjeve? Vlora në alarm mjedisor pas zjarrvënies në fushën e mbetjeve

Landfilli i Vlorës është përfshirë nga flakët prej mëngjesit të sotëm e për pasojë tymi i zi kancerogjen ka mbuluar një pjesë të qytetit. Dyshimet janë për zjarrvënie të qëllimshme, ashtu si më parë gjatë verës ndodhi edhe në landfillin e Lushnjes e Fierit, që për të shmangur pasojat nënshkruan marrëveshje me incineratorin për menaxhimin e mbetjeve.

Vlora është në prag të katasftrofës mjedisore pasi fusha e mbetjeve urbane është përfshirë nga flakët prej orëve të para të mëngjesit të së hënës.

Kjo ishte pamja e periferisë së Vlorës këtë të hënë, pasi fusha e grumbullimit të mbetjeve urbane po digjet.

Qyteti është në prag të katastrovës mjedisore ndërsa dyshimet janë se zjarrvënia është e qëllimshme.

Tymi i zi toksik i çliruar nga djegia e plastikës ka mbuluar të gjithë zonën.

Banorët që jetojnë pranë zonës thonë se po detyrohen të mbajnë dritaret mbyllur pasi nuk mund të marrin frymë.

Për të vënë zjarrin nën kontroll janë angazhuar 7 mjete zjarrfikesë me 25 efektivë, të cilët po ndihmohen edhe nga punonjës të bashkisë së Vlorës.

Por ndërhyrja deri më tani nuk po jep efekt dhe flakët vijojnë të përhapen me shpejtësi edhe për shkak të materialeve kryesisht plastike që po digjen.

Me zjarrvënie të qëllimshme gjatë verës u dogjën edhe fusha e mbetjeve në Fier dhe ajo në Lushnje, duke detyruar më pas dy Bashkitë që të lidhin kontrata me incineratorin e Fierit për menaxhimin e mbetjeve urbane.

Gjatë këtij viti me krizë në menaxhimin e mbetjeve u përballën edhe bashkitë e Durrësit e Shijakut që po ashtu gjetën si shpëtim kontratat me inceneratorin e Sharrës.

Skenar për menaxhimin e mbetjeve? Vlora në alarm mjedisor pasSkenar për menaxhimin e mbetjeve? Vlora në alarm mjedisor pas